Ferat Shala: Ne po ndërtojmë një alternativë të re për të ardhmen e Kosovës
Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala ka vizituar Ajet Thaçin në Llapushnik.
Shala tha se bashkë me kandidatët për deputetë, Altin Krasniqi dhe Adnan Thaçi, po ndërtojnë një alternativë të re për të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ajet Thaçi na bashkoi në Llapushnik për ditëlindjen e tij, duke treguar se lidhja me vendlindjen dhe angazhimi për të ardhmen e Kosovës mbeten të palëkundura, pavarësisht viteve në mërgim.
Ky takim ishte më shumë se një festë – ishte një akt mbështetjeje për platformën tonë politike, një platformë që synon një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar.
Bashkë me kandidatët tanë për deputetë, Altin Krasniqi dhe Adnan Thaçi, ne po ndërtojmë një alternativë të re për të ardhmen e Kosovës.
Në këto kohë të rëndësishme për vendin, bashkëpunimi, vizioni i qartë dhe përkushtimi ndaj idealeve tona kombëtare janë thelbësore. Me përkrahjen e njerëzve si Ajeti dhe me angazhimin e çdo qytetari, jemi të bindur se mund ta ndryshojmë rrjedhën e Kosovës dhe ta bëjmë atë një vend të denjë për çdo qytetar. Bashkë mund dhe duhet ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë!