Ferat Shala: Gabimet menaxheriale të Qeverisë s’ka kuptim me i pagu qytetari, po orvatet me rrit çmimin e rrymës

Ferat Shala: Gabimet menaxheriale të Qeverisë s’ka kuptim me i pagu qytetari, po orvatet me rrit çmimin e rrymës

Një rritje tjetër e mundshmë e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë ka ngjallur shqetësime në vend.

Vet nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike për REL kanë konfirmuar se kompanitë e sektorit të energjisë kanë bërë kërkesë për rritje të tarifave të rrymës.

E, për këtë po kërkohet nga institucionet e shtetit që të reagojnë.

Pasi sipas ekonomistit Ferat Shala në një prononcim për Periskopin, krejt kjo po ndodh për shkak të dështimeve menaxheriale të pushtetit.

“Unë pres që institucionet e shtetit të reagojnë sepse është normale dhe e domosdoshme që gabimet e veta menaxheriale në mandatin që po e lënë duhet tash që t’i paguajnë qytetarët dhe kjo nuk ka kuptim”, u shpreh ai.

Ndryshe, sipas deputetit Shala, Zyra e Rregullatorit është e obliguar që të publikojë veprimet e të gjitha shpenzimet e tjera.

Ai nuk kursen as Qeverinë në detyrë duke thënë se ‘orvatet ta përgatit terrenin për një rritje tjetër të çmimit në muajin prill’.

“Nëse qeveria nuk vepron, Zyra e Rregullatorit është e obliguar të trajtojë në mbështetje me legjislacionin në fuqi kërkesat, të bëjë transparente veprimet, shumat, shpenzimet, kërkesat, të bëjë transparente mënyrat e kalkulimit dhe gjithcka tjetër që është e rregullt në mënyrë që rezultati të jetë në favor të konsumatorëve dhe ta shohim të vërtetën e të sincert të institucioneve shtetërore dhe që unë them me përgjegjësi se qeveria po orvatet ta përgatit terrenin për një rritje tjetër të cmimit në muajin prill”, deklaroi Shala për Periskopin.

Ndryshe në vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Kujtojmë që konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh./Periskopi

 

Njohësit e ekonomisë për shtrenjtimin e rrymës: Pasqyrë e mafisë energjetike Kurti-Berishaj-Krasniqi

Shpërndaje në: