Ferat Shala bashkë me William Walker vizitojnë shtëpinë Muze në Poklek: Është një vend kujtimi i përhershëm për 53 civilët e masakruar
Kandidati i PDK-së për deputet Ferat Shala bashkë me ambasadorin William Walker kanë vizituar shtëpinë Muze të Pokelkut.
Shala përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se kjo shtëpi është vend kujtimi i përhershëm për 53 civilët e masakruar më 17 prill 1999.
Postimi i plotë:
Pokleku do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë në rrugën drejt lirisë.
Në Shtëpinë Muze të Poklekut, ishte për vizitë edhe emri që i dha jehonë në botë vuajtjes sonë si popull, ambasadori William Walker. Kjo shtëpi është një vend kujtimi i përhershëm për 53 civilët e masakruar më 17 prill 1999. Nuk u kursyen as fëmijët dhe të moshuarit nga fushata kriminale e çetnikëve serbë.
Sado e vështirë të jetë e kaluara jonë si popull, kujtesa jonë kolektive asnjëherë nuk duhet të harrojë kontributin e z. Walker për lirinë tonë dhe sakrificën e gjithë viktimave të luftës, të cilët me gjakun e tyre formësuan rrugën tonë drejt lirisë.
Pokleku do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë në rrugën drejt lirisë….
Posted by Ferat Shala on Tuesday, January 28, 2025