Fenerbahçe – Zenit, miqësore bamirësie për të prekurit nga tërmeti në Turqi
Fenerbahçe do ta zhvillojë një ndeshje miqësore për bamirësi në muajin mars.
Klubi turk e ka zgjedhur atë rus, Zenit për t’u përballur në një takim miqësor me qëllim që nga të ardhurat e biletave dhe të marketingut, të ndihmohen të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që e goditi Turqinë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori gjeneral i klubit rus, Alexander Medvedev.
“Do ta zhvillojmë një miqësore me Fenerbahçen, njërin prej klubeve më të forta në Turqi. Kemi arritur marrëveshje që loja të zhvillohet më 23 mars”, deklaroi fillimisht ai.
“Fenerbahçe e ka bërë këtë propozim për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Ne e mbështetëm idenë që paratë të shkojnë në atë destinacion. Ne kishim vendosur të luanim me Fenerbahçen edhe pa ndodhur tërmeti”, vazhdoi zyrtari i lartë i klubit turk.
Fenerbahçe do ta ketë një pushim prej 8 ditësh në pjesën e dytë të marsit, nga 20 deri më 28, kur Kombëtaret t’i kenë angazhimet e tyre në kualifikimet e Evropianit 2024.
Dhe, atë kohë turqit do ta shfrytëzojnë për këtë miqësore të karakterit bamirës.