Fenerbahce fitoi derbin dramatik në fund, por tifozi humbi jetën: “Ra në tokë dhe nuk u ngrit më”
Fenerbahce nuk kishte fituar asnjë ndeshje në kampionat që nga 3 tetori, por dje i dha vetes kënaqësi të madhe, duke mundur Galatasaray në derbin e Stambollit.
Goli i shënuar nga Crespo në minutën e 94-të ngjalli gëzimin e tifozëve dhe fatkeqësisht emocioni ishte fatal për njërin prej tyre: Ahmet Uysal, 60 vjeç, vdiq nga një atak në zemër pas ngazëllimit të madh për atë gol të papritur, të shënuar në ekstrem.
Këtë e ka bërë të ditur agjencia turke DHA. Burri po shikonte ndeshjen në klubin e drejtuar nga një prej nipave të tij: “Kur Fenerbahce, të cilin e donte aq shumë, shënoi në fund edhe me dhjetë lojtarë, daja u rrëzua. Nuk duroi dot emocionin e madh dhe nuk u ngrit më…”.