Fenerbahce bën çmendurinë, mposht Galatasarayn pa një lojtar me golin e minutave të fundit
Derbi i Turqisë është vendosur në minutën e fundit, me një fitore dramatike të Fenerbahce.
Fenerbahce ka marrë fitore ndaj Galatasaray, në frymën e fundit të ndeshjes, me golin e Crespo, shkruan Periskopi.
Në këtë ndeshje, ishin vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Akturkoglu, në minutën e 16’ të takimit, por këtë epërsi nuk e mbajtën dot.
Fenerbahce reagoi me anë të Mesut Ozil, i cili në minutën e 31’ gjeti golin për të barazuar shifrat në 1:1.
Skuadra mysafire mbeti me 10 lojtarë në minutën e 83’, pasi Tisserand mori kartonin e dytë të verdhë. Pas këtij momenti, Galata shënoi gol, por VAR-i anuloi gjithçka, duke bërë që të mos ketë fitues në këtë ndeshje.
Kur të gjithë prisnin një gol nga Galatasaray që luante me një lojtar më shumë, Fenerbahce i vuri flakën derbit duke shënuar gol në minutën 90+5’, me anë të Crespo. Ky gol i dha tri pikë skuadrës së Fenerit, por mbi të gjitha i fitoi derbin. VAR-i rishikoi një mundësi penalltie për Galatasarayn në minutën e 90+9′ por vendosi të mos akordonte, për ta bërë edhe më dramatike ndeshjen.
Kujtojmë së në këtë ndeshje nga minuta e parë deri të 90′ (kur u zëvendësua) luajti sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha, por për fat të keq nuk arriti të gjente golin.
Me fitoren e shënuar sonte, Fenerbahce shkon në 23 pikë për pozitën e pestë, derisa Galata mbetet me 21 pikë në pozitën e tetë. /periskopi/