Femra që ecin me biçikletë, ndikimi befasues që ka në seks
Të ecurit me biçikletë duket se ka një ndikim befasues në jetën seksuale të femrës.
Kjo pasi një studim amerikan i Universitetit të California, ka zbuluar se si ky sport është në gjendje që të rrisë dëshirën seksuale të femrës.
Po ashtu rezulton se kush pedalin, kryen më shpesh marrëdhënie seksuale.
Studimi mori në analizë 3118 femra të cilat pedalojnë me intensitet të lartë dhe të ulët, si dhe të tjera që nuk e praktikojnë këtë sport.
Rezultoi se ato femra që ecnin më shpesh me biçikletë, kryenin më shpesh marrëdhënie seksuale dhe dëshira ishte më e lartë. Mirëpo në rastet kur ecja me biçikletë teprohej, bënte që femra të rrezikonte nga infeksione të traktit urinar dhe dëmtime të lëkurës.