Fëmijët të flenë vetëm nga mosha 2 vjeçare
Studime të ndryshme kanë rihapur debatin se kur bebet duhet të fillojnë të flenë në dhomën e tyre përderisa nuk ka ndonjë kohë specifike se kur duhet të largohet fëmija nga dhoma e prindërve dhe të flejë në dhomën e tij.
Naime Hoxha – psikologe, tha për televizionin publik se në bazë të hulumtimeve të ndryshme shpalosen mosha të ndryshme nga e cila e përcaktohet largimi i fëmijës nga dhoma e prindërve.
“ Për mendimin tim është mosha rreth 2 vjeç, kur fëmija duhet të flejë në dhomën e tij sepse është pikërisht kjo moshë kur fëmija fillon të ecë dhe të kuptojë”, tha Hoxha
Sipas saj, janë disa arsye që nëse fëmija flenë në të njëjtin shtrat me prindërit, rreziqet janë të paevitueshme.
“Në radhë të parë gjumi në të njëjtin shtrat me prindërit ndikon në rritjen e temperaturës së fëmijës gjatë natës, pastaj në rast se prindërit janë konsumues të alkoolit dhe kanë gjumë të thellë etj, janë mundësi të rrezikimit të mirëqenies së fëmijës” , pohoi Hoxha.
Prindërit duhet t’i njoftojnë fëmijët të jenë të vetëdijshëm për të gjitha etapat. Shpeshherë prindërit nga ankthi se a do t’ia dalë fëmija i tij dhe nga ndjenja e fajit që të lënë atë vetëm në dhomë ndikon keq te fëmija duke e bërë atë të pasigurt në vendimmarrje tutje.