Fëmijët të cilët nuk preferojnë të luajnë mund të kenë probleme me shëndetin mendor
Ne shqetësohemi gjithmonë për të ardhmen e fëmijëve tonë dhe gjithmonë mundohemi që ata të marrin vendimet e duhura, dhe sa janë të vegjël ne mundohemi të bëjmë vendime të duhura për ta.
Megjithatë, çfarë nuk kemi ditur deri më tani është se fëmijëve duhet të ju jepet hapësirë që të luajnë dhe të eksplorojnë vetëm.
Me sa duket, loja mundet të ndikoj në shëndetin mendor të fëmijëve, raporton “The Bright “, transmeton lajmi.net.
Sa më pak që luajnë fëmijët, aq më shumë ndikohen nga të tjerët
Në jetën tonë të përditshme, fëmijët janë gjithmonë të ekspozuar me njerëzit e tjerë dhe me gjykimet e tyre, një gjë që i ndalon fëmijët të eksplorojnë botën e tyre.
Më pak lojëra me veten, nënkupton më shumë ndikim nga të tjerët dhe kjo i bënë ata që të manipulohen më lehtë.
Më pak lojë, i bënë fëmijët të humbin sensin e vet kontrollës
Në çështjen e fëmijëve, sensi vet kontrollës ndodh kur luajnë, sepse me lojëra ata fillojnë të kontrollojnë ndërveprimet me atë që rrethohet.
Sa më pak që luajnë, aq më pak janë të pavarur kur është puna në kontrollimin e aksioneve të tyre.
Aq më pak që luajnë, aq më pak kontroll emocional
Fëmijët fitojnë dhe humbin kontrollën kur luajnë, kjo i inkurajonë ata të fillojnë të kontrollojnë emocionet. Ata përballen me lumturi dhe pa lumturi, ndjenja e humbjes dhe fitorës dhe kjo i bënë ata fëmijë që luajnë të kenë më shumë kontroll emocional.
Më pak lojë ulë aftësinë e një fëmije për të marr vendime
Fëmijët janë vendim marrës kur vjen puna për të luajtur dhe i jep atyre vetëbesim për të marr vendime për herë të parë dhe për t’i zgjedhur vet problemet.
Ata fëmijë që nuk luajnë nuk e dinë se si është të marrin vendime, në krahasim me fëmijët e tjerë të cilët kanë luajtur më shumë dhe e kanë pasur ndjenjën e vetëbesimit.