Fëmijët sillen keq, nëna ua varë në qafë mbishkrimin që t’i ‘turpërojë’

Periskopi.com Fun

Një nënë kanadeze i bëri dy djemtë e saj që të ecin mbi gjashtë kilometra e gjysmë për në shkollë, pasi që ata u sollën keq me vozitësin e autobusit.

Gruaja anonime nga Harrow – krahinë në Kanada, u vari për qafe një pankartë me një mbishkrim atyre që ta bartnin rrugës kur shkonin në shkollë gjatë udhëtimi dy orësh – edhe gjatë të reshurave të borës, shkruan Independent.

“Pasi ishim të këqij dhe të vrazhdë me shoferin tonë të autobusit! Nëna na detyroi të ecnim”, shkruante në pankartën që e bartnin fëmijët.

Kjo metodë e dënimit nga ajo u shpërnda mbi 38 mijë herë në rrjete sociale, pasi vet ajo postoi metodën e prindërisë së saj.

“Djemtë e mi ishin të këqij me vozitësin për çka u thirra nga shkolla ku kishte diçka për mua”.

“Kështu këtë mëngjes ne bëmë afro shtatë kilometra ecje për t’u treguar atyre se çdo ditë do të jetë kështu për ta, nëse përjashtohen nga bartja me autobus”.

Kjo metodë e kësaj nëne morri shumë përkrahje, pasi që sipas shumë komentuese ajo mbi të gjitha është edukuese.