Fëmijët nën 12 muaj, mos të ushqehen me lëng portokalli

Fëmijët nën 12 muaj, mos të ushqehen me lëng portokalli

Nëse foshnja juaj nuk ka mbushur ende një vit, atëherë ju nuk duhet ta ushqeni atë me lëngë portokalli.

Këtë e thonë nga Akademia e Pediatërve në Amerikë, që edhe më parë kanë thënë se foshnjat nën gjashtë muaj nuk guxojnë të ushqehen me këtë lëng, transmeton Klan Kosova.

E krejt kjo për shkak të rrezikut të obezitetit dhe prishjes së dhëmbëve.

Në udhëzuesin që kanë bërë ata doktorë pediatër thuhet se fëmijët nën 12 muaj, duhet të ushqehen në masën më të madhe me ujë qumësht me pak yndyrë.

“Ne kemi ndërmarrë hapa dhe kemi parë se konsumimi i lëngut të portokallit ka pasoja”.

“Përdorimi i këtij lëngu është i mirë për fëmijët që kanë mbushur një vit e tutje, por prapë duhet pasur kujdes që ai të mos ipet në sasi të mëdha.

Rekomandohet që fëmijët të ushqehen me fruta të freskëta, me pak sheqer dhe me shumë fibra – si një mënyrë alternative për fëmijët më të rritur.

Shpërndaje në: