Federata Ruse e Futbollit ka njoftuar se do t’i apelojë vendimet e FIFA dhe UEFA në CAS
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv do të ketë një tjetër lëndë.
Rusia do të apelojë vendimin e FIFA dhe UEFA për sanksionet ndaj skuadrave ruse dhe kombëtares së futbollit.
Skuadrat ruse janë përjashtuar nga garat e UEFA dhe FIFA, por ky vendim do të apelohet.
Të gjitha sanksionet për Federatën Ruse të Futbollit dhe skuadrat ruse vijnë si pasojë e agresionit që Rusia po e shkakton në Ukrainë.