Federata Maqedonase e Futbollit dënon gjuhën anti-shqiptare të Arnautovicit kundër Alioskit

Federata Maqedonase e Futbollit dënon gjuhën anti-shqiptare të Arnautovicit kundër Alioskit

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dalë me njoftim zyrtar pas sjelljes së sulmuesit austriak, Marko Arnautoviq, ndaj përfaqësuesit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Mbrëmë pas golit të shënuar, Marko Arnautoviq e ofendoi në baza kombëtare përfaqësuesin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

“FFM ashpër dënon sulmin nacionalist të përfaqësuesit austriak Marko Arnautoviq, pas golit të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme me Maqedoninë, drejtuar Ezgjan Alioskit. Gjithashtu, informojmë se kemi dorëzuar shkresë zyrtare tek UEFA në të cilën kërkojmë dënim maksimal për përfaqësuesin austriak Marko Arnautoviq”.

“Si ‘Shtëpia e futbollit’ çdo herë jemi kundër nacionalizmit dhe diskriminimit dhe të gjitha formave tjera të ofendimeve dhe sulmeve, të cilat nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave, për të cilat të gjithë luftojmë”, thuhet në njoftimin e FFM.

Shpërndaje në: