Federata Evropiane e Hendbollit përjashton Vardarin nga Liga e Kampionëve
Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) konfirmoi se lajmin se skuadra e hendbollit “Vardar 1961” është përjashtuar nga Liga e Kampionëve, për shkak të borxheve të paraardhësit të tij, para shtimit të emrit, i cili drejtohej nga një strukturë krejtësisht e ndryshme drejtuese.
EHF nuk i ka dhënë leje Vardarit për të marrë pjesë në garën elitare, duke shpjeguar se ka dy vite që kanë tentuar t’i zgjidhin problemin me pagat e papaguara të ish-hendbollistëve, por se kjo situatë nuk është tejkaluar.
“Për të shlyer borxhet me Vardarin, ka pasur komunikim nga ana e EHF. Për fat të keq, përfaqësuesit e klubit nuk respektuan datat dhe vendosën një strategji për shtyrjen. Pagesat janë bërë pjesërisht dhe janë bërë disa përpjekje për shtyrjen e tyre për sezonin e ardhshëm.
Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e fundit ka vendosur që Vardari nuk e ka respektuar marrëveshjen dhe nuk i ka kryer pagesat me kohë, kështu që nuk i plotëson kriteret për pjesëmarrje në Kupat e Evropës për sezonin 2022/23”, thuhet mes tjerash në kumtesën e EHF-së.
Kujtojmë se “kuqezinjtë” kanë fituar dy here Ligën e Kampionëve deri më tani, në vitin 2017 dhe 2019.