Federata e Volejbollit të Kosovës shpall më të mirët e vitit 2020
Federata e Volejbollit e Kosovës sot organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për të arriturat në sportin e volejbollit.
Volejbollisti i vitit në konkurrencën e meshkujve u shpall Bardhyl Hajdaraj, pjesë e ekipit kampion të Kosovës, KV Ferizaj, ndërsa në konkurrencën e femrave, më e mira u shpall Adelajda Prenga, volejbolliste e KV Dritës.
FVK zbuloi edhe formacionet e vitit në të dy konkurrencat. Alfred Pllana, Dardan Husaj, Durim Rexhepi, Faton Mustafa, Bardhyl Hajdaraj, Adriatik Kajtazi dhe Armend Berisha u inkuadruan në formacionin e vitit te konkurrenca e meshkujve.
Në konkurrencën e femrave, Drita eklipsoi ekipet tjera duke pasur gjashtë nga shtatë volejbollistet pjesë të formacionit të vitit.
Adelajda Prenga, Rukije Muja, Elvira Bajraktari, Dhuratë Sylejmani, Blinera Jaha dhe Fjolla Hyseni ishin pjesë e formacionit nga ekipi i Dritës, kurse Bleona Kadriu nga KV Skënderaj.
Klubi i vitit në konkurrencën e femrave u shpall KV M-Technologie, kurse te meshkujt, KV Ferizaj.