Federata e Portugalisë dërgon prova në FIFA: Goli ishte i Ronaldos
Federata e Futbollit të Portugalisë do të dërgojë prova në FIFA për të dëshmuar se goli i parë në ndeshjen ndaj Uruguait ishte i Cristiano Ronaldos dhe jo i Bruno Fernandesit, ka njoftuar të martën “El Chiringuito”.
Portugalia të hënën mbrëma triumfoi 2:0 ndaj Uruguait në Grupin H për ta siguruar kalimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 54-t kur Bruno harkoi, ndërsa Ronaldo kërceu në tentim për ta goditur topin.
Fillimisht, goli iu evidentua Ronaldos, por më vonë FIFA bëri përmirësim duke ia numëruar golin mesfushorit Fernandes.