Federata e Notit e fiton rastin në CAS

Federata e Notit e fiton rastin në CAS

Federata e Notit e Kosovës (FNK) ka njoftuar se ka fituar rastin kundër Adell Sabovic në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit (CAS), në Lozanë të Zvicrës.

FNK vlerësoi se ky rast nuk është fitore vetëm për Federatën në fjalë, po për tërë sportin kosovar.

Sabovic pretendonte kundërligjshëm të përfaqësonte Kosovën në Kampionatin Botëror të notit.

Pas vendimit nga Gjykata e Arbitrazhit, Sabovic nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë – andaj, FNK u uroi suksese sportistëve, Eda Zeqiri dhe Mal Gashi, që do të përfaqësojnë Kosovën në Botëror, në Doha të Katarit.

Njoftimi i plotë nga Federata e Notit e Kosovës:

“Federata e Notit të Kosovës fiton rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, kundër Adell Sabovic.

Të nderuar,

Ju informojmë se Federata e Notit të Kosovës e përfaqësuar nga zyra e avokatëve Feka & Murati përmes avokatëve Fis Murati, Shkelzen Feka dhe Labinot Murati, fitoi rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, kundër Adell Sabovic, ku Federata e Notit të Kosovës ishte paditur padrejtësisht nga Adell Sabovic i cili kundërligjshëm pretendonte të përfaqësonte Kosovën në kampionatin botëror të notit në Doha, Katar.

Ky vendim i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, nuk është fitore vetëm për Federatën e Notit të Kosovës, por për tërë sportin kosovar.

Federata e Notit të Kosovës ju uron suksese sportistëve Eda Zeqiri dhe Mal Gashi të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të notit në Doha, Katar”.

Shpërndaje në: