Federata e Futbollit të Rusisë uron kryetarin e ri të FFK-së (Foto)

Periskopi.com Sporti

Agim Ademi u zgjodh president i Federatës së Futbollit të Kosovës pas vdekjes së legjendarit, Fadil Vokrri.

Numri një i FFK-së ka marrë urime nga shume vende mike për pozitën e tij, por është uruar edhe nga një shtet kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për Federatën Ruse të Futbollit, që përmes një letre ka uruar Ademin.

Në letër ndër të tjera shkruhet se ata shpresojnë të takohen në ndonjë eveniment futbolli.

Kjo është një dëshmi se futbolli është mbi politiken dhe konfliktet ndër shtetërore.

Kujtojmë që Ademi është i akuzuar për zhvatje e korrupsion dhe seancën e ardhshme gjyqësore e ka më 20 korrik.
https://periskopi.com/i-akuzuari-per-zhvatje-korrupsion-e-kercenime-pritet-ta-ze-vendin-e-fadil-vokrrit/

Shpërndaje në: