Federata e Egjiptit vjen me akuza të rënda: Lojtarët tanë u tmerruan nga tifozët senegalez

Federata e Egjiptit vjen me akuza të rënda: Lojtarët tanë u tmerruan nga tifozët senegalez

Një ditë pas përjashtimit nga Katari 2022 nga Senegali, Federata e Egjiptit shprehu opinionin e saj për atë që ndodhi dje në ballafaqim.

Kombëtarja e Manes dhe shokëve të tij triumfoi edhe një herë me penallti, por nuk munguan polemikat për trajtimin e ekipit mysafir.

Federata egjiptiane shprehu të gjithë zemërimin e saj për atë që ndodhi përmes një deklarate zyrtare.

“Ekipi ynë iu nënshtrua fyerjeve raciste, madje edhe me pankarta, veçanërisht kundër Mohamed Salah.

Përveç kësaj, lojtarët tanë u tmerruan nga tifozët senegalez, të cilët hodhën shishe dhe gurë tek ata teksa po bënin ngrohjen para ndeshjes. Me të mbërritur në stadium u sulmua autobusi ynë. E gjithë kjo është e dokumentuar nga fotot dhe videot që ia bashkëngjisim ankesës”.

Shpërndaje në: