Federata Angleze dënon gjyqtarin i cili për pak grushtoi lojtarin e Ispwichit gjatë konfrontimit
Lojtari i Ispwich Town, Alan Judge thotë se nuk ka nevojë të kërkojë falje gjyqtari, Darren Drysdale për konfrontimin mes tyre gjatë barazimit 0-0, të martën, me Northamptonin.
Drysdale u dënua nga Federata Angleze për sjellje të pahijshme, pasi u ndesh kokë më kokë me Judgen e Ispëichit, teksa gjithashtu u largua nga ndeshja që do ta referonte mes Southendit dhe Boltonit në fundjavë si rezultat i incidentit, transmeton Periskopi.
Të dy akterët shkëmbyen fjalë në minutën e 90-të, pas apelimit të mesfushorit për nje penallti që nuk u akordua, para se gjyqtari 49-vjeçar t’i sulej Judge.
Shikoni më poshtë.
Welcome to #CelebrityRefs, Mr Darren Drysdale.
(via @charlescommins)pic.twitter.com/eYHr0WJRvY
— Celebrity Refs (@CelebrityRefs) February 16, 2021
Drysdale pastaj kërkoi falje për incidentin të mërkurën, duke thënë: ”Unë plotësisht e kuptoj që është e rëndësishme për ne gjyqtarët të ruajmë qetësinë përgjatë lojës dhe gjithmonë të sillemi me lojtarët në mënyrë profesionale.”
Judge pastaj u përgjigj në Twitter: ”Nuk ka nevojë të kërkohet falje. Nuk kërkova një të tillë ose për ndonjë masë që të ndërmerrej. Në futboll, siç e dinë të gjithë, ndodhin gjëra në nxehtësinë e momentit. Ne të gjithë bëjmë gabime dhe ky është fundi i kësaj për mua.”
As I said in this ?. There was no need for an apology. I wasn’t looking for one or looking for any action to be taken. In football as everybody knows stuff happens in the heat of the moment in a game. We all make mistakes and for me that is the end of this https://t.co/ujQsF9lQ4N
— alan judge (@10judgey) February 17, 2021
Në një komunikatë, Federata Angleze u shpreh: ”Darren Drysdale është dënuar për thyerje të rregullores E3 pas veprimeve në ndeshjen e Ligës së Parë mes Ispwichit dhe Northamptonit.” /Periskopi.com/