FC Vushtrria kërkon falje për gjestin e tifozëve në ‘Zahir Pajaziti’
Skuadra e Vushtrrisë ka kërkuar falje publike në lidhje me rastin e tifozëve të tyre në ndeshjen ndaj KF Malishevës.
Tifozët e Vushtrrisë shkatërruan ulëset e stadiumit dhe shqyën rrjetën e portës në ndeshjen e barazhit kundër Malishevës që u mbajt në stadiumin e Llapit, ‘Zahir Pajaziti’, shkruan Periskopi.
Kështu, përmes një reagimi zyrtar Vushtrria ka kërkua falje publike.