FC Shkupi injorohet keq nga mediat në Maqedoninë e Veriut – Nuk do e trasmetojnë ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit

FC Shkupi injorohet keq nga mediat në Maqedoninë e Veriut – Nuk do e trasmetojnë ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit

FC Shkupi të martën do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme europiane, përmes së cilës mund të shkruajë historinë.

Skuadra nga Çairi në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të mirëpret Dinamo Zagrebin, skuadër kjo që në ndeshjen e 19 korrikut në Zagreb barazoi vetëm 2:2 ndaj skuadrës tonë përfaqësuese në eliminatoret e Ligës së Konferencës.

Pikërisht ky rezultat jep shumë shpresa për ekipin “bardhekaltër” nga Çairi, që pret një përkrahje të plotë nga tribunat e stadiumit, kjo edhe për arsye se asnjë TV vendore nuk do të transmetojë këtë super duel.

FC Shkupi kishte TV të drejtat për këtë ndeshje, mirëpo siç thonë edhe përkundër shifrës reale të kërkuar nga ana e tyre, asnjë nga televizionet vendore nuk kishte shfaqur interes për të transmetuar ndeshjen drejtëpërdrejtë nga arena “Todor Proeski”.Jo zyrtarisht përmendet një shifër më të vogël se edhe 10 000 euro, mirëpo sërish nuk kishte pasur interesim.

Kishte bisedime gjithashtu edhe me Televizionin shtetëror kroat, për ta transmetuar ndeshjen për një shumë pak më të lartë, mirëpo edhe me këta të fundit nuk ishte arritur marrëveshje, ashtu që në fund ndeshjen e shumëpritur në vendin tonë midis FC Shkupit dhe Dinamo Zagrebit të martën me fillim nga ora 21:00 do ta transmetojë SuperSport 2 i Shqipërisë.

Shpërndaje në: