FC Prishtina reagon ndaj FFK-së: Po ndërhyn në garë në favor të Ballkanit

FC Prishtina reagon ndaj FFK-së: Po ndërhyn në garë në favor të Ballkanit

FC Prishtina ka reaguar pasi ndeshja e tyre ndaj Ballkanit u shtye nga Komisioni i Garave.

Orari për zhvillimin e këtij takimi që i takon xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës nuk është caktuar ende.

Ndërsa, ekipi kryeqytetas reagoi duke theksuar se shtyrja e kësaj ndeshje është ndërhyrje direkte në garë dhe favorizim i njërit ekip.

Reagimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:

𝐒𝐡𝐭𝐲𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢 – 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 𝐝𝐢𝐫𝐞𝐤𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐚𝐯𝐨𝐫𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐢 𝐧𝐣𝐞̈𝐫𝐢𝐭 𝐞𝐤𝐢𝐩!Sfida mes Ballkanit dhe Prishtinës, ishte paraparë që të zhvillohet më 30 tetor, por kjo ndeshje është shtyrë nga Komisioni i Garave i Albi Mall Superligës. Orari për zhvillimin e këtij takimi që i takon xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës nuk është caktuar ende.Komisioni ka dhënë një arsyetim, se kinse Ballkani luan në mesjavë ndeshjen në Ligën e Konferencës ndaj Slavia Pragës. Shtyrja e takimit mes Ballkanit dhe ekipit tonë është ndërhyrje direkte në ndershmëri të garës dhe favorizim për ekipin suharekas. Ballkani të enjten do ta vazhdojë aventurën në Evropë, ndërsa suksesi i tyre do të na bëjë të gjithëve krenar, siç na ka bërë deri më tash, por FC Prishtina dhe klubet e tjera në Kosovë nuk e kanë luksin që të presin derisa skuadra suharekase të çlodhet për të zhvilluar një ndeshje derbi dhe të fortë siç kanë qenë ndeshjet në vitet e fundit me Prishtinën! Kjo shtyrje na duket e çuditshme edhe për faktin se skuadra e Ballkanit ndaj Slavia Pragës luan në Prishtinë dhe nuk do të ketë udhëtime të gjata jashtë vendit. Kujtojmë se Ballkani deri më tash i ka zhvilluar garat në Superligë edhe pas hyrjes në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ballkani si fillim është përballur me CFR Cluj më 08.09.2022 e tre ditë më pas ka luajtur në Superligë me Dritën më 11.09.2022. Me Slavia Pragën ka luajtur në udhëtim më 15.09.2022 derisa katër ditë më pas (19.19.2022) e ka sfiduar FC Ferizajn. Dallimi tre ditë ka qenë edhe me ndeshjet Sivasspor – Ballkani (06.09.2022) dhe Ballkani – Malisheva (09.09.2022) si dhe duelet Ballkani – Sivasspor më 13.10.2022 e Drenica – Ballkani më 16.10.2022.Përjashtim në këtë rast bënë Prishtina, të cilës i kërkohet shtyrja e ndeshjes, jo për një ditë mirëpo për kohë të pacaktuar!. FC Prishtina gjithashtu shpreson se Komisioni i Grave në të ardhmen do t’i bëjë më mirë llogaritë pasi që në fillim të edicionit është njoftuar se ndeshja FC Ballkani – FC Prishtina do të zhvillohet më 27.10.2022, ndërkohë që më 24.10.2022 sërish e kemi dërguar orarin ku keni konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet më 30.10.2022, e një ditë më pas (sot) njoftohemi se përballja me Ballkanin është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Shpërndaje në: