FC Prishtina fton lagjet e kryeqytetit të festojnë titullin: Parakalimi i kampionëve

FC Prishtina fton lagjet e kryeqytetit të festojnë titullin: Parakalimi i kampionëve

Superliga e Kosovës në futboll mbyllet nesër me ndeshjet e xhiros së 36-të derisa skuadra kampione tashme veç se është përcaktuar.

Është skuadra nga kryeqyteti FC Prishtina ajo e cila është shpallur javën e kaluar si kampion i ri i kampionatit vendor edhe pse ishte një luftë e ashpër së bashku me Dritën dhe Ballkanin deri në javët e parafundit të këtij edicioni.

Sfidën e fundit Prishtina do ta zhvillojë nesër kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.

Pas kësaj është planifikuar një marsh i skuadrës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë ku kampioni më i ri i Kosovës do ta prezantoj trofeun para tifozëve “Plisat” dhe të gjithë qytetarëve të pranishëm.

Ky aktivitet, sipas njoftimit të “Plisave” do ta zhvillohet nga ora 19:30 dhe atyre që do të jenë të pranishëm iu është bërë thirrje për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës në harmoni me rregullat kundër pandemisë Covid-19.

May be an image of outdoors and text

Shpërndaje në: