FC Prishtina e mposhtë Vushtrrinë, kalon në finalen e madhe të Kupës së Kosovës
Skuadra e FC Prishtinës ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Prishtinës fitoi sot ndaj Vushtrrisë me rezultatin e thellë 6-0.
Kryeziu shënoi dy herë, teksa Pllana, Hasan Hyseni, Jashari dhe Pefqeli shënuan në fitoren e kryeqytetasve.
Në total, Prishtina pas dy ndeshjeve fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultatin e përgjithshëm 8-1.
Në finale, Prishtina do luajë me fituesin e duelit Gjilani – Llapi.