FC Liqeni mëson kundërshtarin në Champions Leaguen e futsallit

FC Liqeni mëson kundërshtarin në Champions Leaguen e futsallit

Sot është hedhur shorti për grupet e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve në futsall. 

Kampioni i Kosovës FC Liqeni, do të zhvillojë ndeshjet në Grupin H.

Skuadra gjermane TSV Weillimdorf Futsal është nikoqire, grup në të cilin bëjnë pjesë dhe skuadra London Helvecia Futsal Club (Angli) dhe Tavşançali SK (Turqi).

Përballjet do zhvillohen muajin e ardhshëm në sistemin direkt, teksa fituesi i grupit edhe avancon tutje në Main Round UEFA Champions League.

Shpërndaje në: