‘Faturë e kripur’ për Japoninë, ja sa kushtoi Olimpiada në Tokio
Organizimi i Lojërave Olimpike është kosto e jashtëzakonshme financiare për shtetet.
Olimpiada dhe Paralimpiada në Tokios, e zhvilluar në vitin 2021, me një vit vonesë për shkak të pandemisë, i kushtoi Japonisë dyfishin e vlerës së parashikuar.
Edhe pse parashikonte investimin e 5 miliardë eurove, verifikimi i shpenzimeve konfirmoi faturën e kripur të paguar për eventin. Kosto e Japonisë për Olimpiadën 2020 shkoi në afërsisht 10 miliardë euro.
Konstatimi u bë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pas verifikimit financiar të paraqitur në mbledhjen e ekzekutivit. Tashmë vëmendja do të përqendrohet te shfrytëzimi optimal i impianteve të realizuara për Olimpiadën, si edhe për promovimin e eventeve të tjera sportive në kryeqytetin japonez.
Vetëm në këtë mënyrë do të justifikohej sforco e jashtëzakonshme financiare për krijimin e impianteve. Sipas statistikave zyrtare, në Tokio 2020u vendos një rekord i ri pjesëmarrjeje, me 11.420 atletë në Lojërat verore dhe një primat me 4.403 sportistë në Paraolimpiadë.
Në eventin në Japoni ndikimi negativ kishte pandemia. Nga mungesa e spektatorëve në tribuna, por edhe prej masave kufizuese për turistët, humbja përllogaritet në 630 milionë euro.