Faton Peci fton në debat televiziv ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu ka bërë ftesë publike ish-ministrave të Bujqësisë për debat televizive.
Peci përmes një statusi ka ftuar paraardhësit e tij, Blerand Stavilecin, Memli Krasniqin, Nenad Rikallon, Dijana Zhiviq dhe Besian Mustafën.
Ai tutje ka deklaruar që ish-ministrat të zgjedhin ditën, orën, studion televizive, moderatorin dhe panelin.
Postimi i plotë:
Ftesë publike!
Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u bëj thirrje ish Ministrave të Bujqësisë, paraardhësve të mi:
Blerand Stavileci
Memli Krasniqi
Nenad Rikallo
Dijana Zhiviq dhe
Besian Mustafa
Ju thuajeni ditën, orën, studion televizive, moderatorin e panelin, të gjithë ju së bashku, dorë për dore…
Këtë debat e ftoj në funksion të ballafiqimit me të vërtetën dhe krahasimit të rezultateve të prekshme për fushat tematike të Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqesisë!
Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet.
Ju mirëpres!