Faton Hajrizi vazhdon talljen me pushtetin e Kurtit, poston video duke u stërvitur
Faton Hajrizi është një prej emrave më të komentuar të momentin, që nga arratisja e tij e fundit.
Ka gati 10 ditë që Hajrizi është arratisur nga Burgu i Smrekonicës ku po vuante vitet e mbetura të dënimit të gjatë që kishte për veprën e fundit të cilën kishte kryer e që lidhej me një grabitje të armatosur.
Hajrizi i cili burgjeve të Kosovës është që nga mosha 15 vjeçare kur kishte vrarë një rus në vitin 2000, u bë “profesionalist” i ikjeve.
Kjo është hera e nëntë me rend që Hajrizi u shndërrua në fantazmë dhe iku nga burgu.
Pavarësisht ikjes, ai vazhdon të shfaqet lirshëm në rrjetin social “TikTok”.
Anipse ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla pati deklaruar se kapja e tij është çështje orësh, duket se kapja e tij do mbetet çështje muajsh apo vitesh, siç po mbetet për shumë të tjerë të arratisur.
Ai ka publikuar së fundi një video ku shihet duke stërvitur, e që prapa tij vërehet një mur që ngjason me muret që zakonisht shihen në vendet e Ballkanit, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut apo edhe Serbi.
@faton.hajrizi.i.v♬ original sound – faton hajrizi i vertet
Blloqe të ngjashme shohim zakonisht në vende të tilla, ndërsa Hajrizi vendosi që të tregojë “Aftësitë” e tij sportive.
Duhet cekur që ai mbrëmë publikoi edhe një video tjetër ku ndër të tjerash me tone kërcënuese fliste për mos-kthimin e tij në burg.
“Nuk shkoj ma në burg, një gjë po du me ju thënë, se e di që po i publikojnë në gazeta këto fjalët e mia, por nuk e kam dert. Nëse vjen puna me shku në burg, pa marrëveshje , pa ma falë burgun, mbajeni në mend çka po ju them, shijoni këto momente, se nuk shihemi ma, nëse vjen puna me shku në burg, dikush ka me pësu rëndë. Unë po se po, por edhe pala tjetër mundet me pësu.Nuk shkoj më në burg se e kam kryer burgun. Lëvizim ndryshe, mundemi me u konfrontu keq. Nuk i njoh këta llaskuca, nuk ia kam frikën as shtetit as Njësisë Speciale. Nuk e kam dert për ta hiç”, tha Hajrizi.