Faton ‘babadimri’: I dha grant gati 200 mijë euro për dy vite Hamdi Jahajt, që tani është kandidat për deputet në listën e VV-së
Sot gjatë ditës Egzon Pacolli, aktivisti rinor i Lidhjes Demokratike, dha një informacion të fundit rreth zhvillimeve në Ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci, lidhur me shpërndarjen e granteve.
Pacolli bëri të ditur se biznesi “Dardha e Mirocit” me pronar Hamdi Jaha u shpërblye me grant.
Jahaj, në vitin 2022, ka fituar grant plotë 99 mijë e 980 euro.
Por, pas nje hulmutimi më të thellë të Periskopit del që ky nuk është rasti i vetëm ku fitues i grantit 100 mijë eurosh është Hamdi Jahaj.
Kandidati për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit në listë të Lëvizjes së Vetëvendosje, ka përfituar një grant edhe në vitin 2020.
Periskopi merr vesh se Peci, në atë vit miratoi edhe një tjetër projekt afro 100 mijë eurosh të Jahajt.
Por, kush është Hamdi Jaha, tash në listë të Vetëvendosjes për deputet me numër 101?
Pronari i Dardha Mirocit, Hamdi Jaha është ish-drejtor në Komunën e Podujevës, në kohën e Agim Veliut.
Jahaj që sot kandidon me numër 101 me VV-në, të njëjtin numër e kishte edhe në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që Faton Peci bën favorizime të tilla – Skandalet e tjera të tij
Fitore Pacollit, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim javë më parë iu zbuluan dy skandale të cilat përbënin konflikt të interesit.
Vëllai i saj, Blerim Pacolli vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesi, përfitoi grant në vlerë prej 100 mijë eurove nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.
Të njëjtën shumë e kishte përfituar edhe daja i saj, Sylejman Islami.
Islami kishte konfirmuar se ka marr 60 mijë euro nga MBPZHR-ja derisa 30 mijë euro do i investoj vetë.
Pas vëllaut, Fatoni Peci i jep grant 100 mijë euro dajës së Fitore Pacollit
Peci kishte vendosur që ta shpërblejë edhe këshilltarin e jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.
Përmes dokumenteve të siguruara nga Periskopi, doli që kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh.
Faton Peci jep grant 100 mijë eurosh edhe këshilltarit të tij, Naim Huruglicës
Ndryshe, prej ardhjes së Faton Pecit në krye të Ministrisë së Bujqësisë, listat e përfituesve nuk janë të protokolluara, gjë që ngjallë dyshime për dallavere të tjera./Periskopi