Fatmir Limaj: Zotohemi se prodhuesit vendorë do të jenë në fokus për ngritjen e kapaciteteve prodhuese
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj sot ka vizituar një kompani vendore të dyerve dhe dritareve në Ferizaj.
Ai në Facebook ka shkruar se prodhuesit janë baza për ta forcuar shtetin, mirëpo sipas tij qeverisja aktuale nuk e ka parë kështu.
Limajt zotohet se prodhuesit vendorë do të jenë në fokus për ngritjen e kapaciteteve prodhuese.
Prodhuesit vendorë janë baza e forcimit të shtetit!
Sot, bashkë me bashkëpunëtorët, vizitova fabrikën e prodhimit të dyerëve dhe dritareve në Ferizaj, ku nga afër u njoftova me sfidat dhe problemet me të cilat përballen në vazhdimësi.
Për fat të keq, qeverisja aktuale bizneset vendore nuk i sheh si pjesë përbërëse të zhvillimit dhe forcimit të shtetit. Prandaj, 9 shkurti është dita e koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA.
Fuqizimi i prodhuesve vendorë ofron zhvillim, mirëqenie dhe avancim. Prandaj, ne zotohemi se prodhuesit vendorë do të jenë në fokus për ngritjen e kapaciteteve prodhuese.