Fatmir Limaj prezanton Venera Bogujevcin si kandidate për deputete
Kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj ka prezantuar Venera Bogujevcin si kandidate për deputete.
“Venera është një vajzë e re nga Fushë Kosova, e cila për vite ka kontribuar si aktiviste politike, duke ngritur zërin për shumë çështje, me fokus të veçantë për të drejtat e gruas”, ka shkruar Limaj
Postimi i plotë:
Kam kënaqësinë t’ju prezantoj me kandidaten tonë për deputete, Venera Bogujevci.
Venera është një vajzë e re nga Fushë Kosova, e cila për vite ka kontribuar si aktiviste politike, duke ngritur zërin për shumë çështje, me fokus të veçantë për të drejtat e gruas.
Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe ka fituar një përvojë të çmuar në fusha të ndryshme të aktivizmit dhe politikës.
Venera do të jetë zëri i arsyes për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës dhe të Kosovës në përgjithësi. Ajo angazhohet për një shoqëri më të drejtë dhe barazi, dhe është e përkushtuar për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë, duke veçuar gratë. Venera ka vizion dhe energji për të sjellë ndryshime të qëndrueshme dhe të dobishme për qytetarët e Kosovës.