Fatmir Limaj për sjelljen e Kurtit: Detyra e parë është kthimi i seriozitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare që ky njeri e ka humb

Fatmir Limaj për sjelljen e Kurtit: Detyra e parë është kthimi i seriozitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare që ky njeri e ka humb

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se Kurti i ka lënë Kosovës marrëveshje të keqe.

Megjithatë, ai thotë se me administratën e re amerikane do të rikthehet marrëveshja e ish kryeministrit, Avdullah Hotit që u pat nënshkruar në ShBA.

Teksa foli për administratën e re, Limaj po ashtu tha se detyrë e parë e tyre do të jetë rikthimi i raporteve në normalitet me miqtë, që sipas tij e sjella e Qeverisë Kurtit ka qenë skandaloze.

Kjo Qeveri që po shkon, i ka lënë obligime të mëdhaja vendit. Marrëveshja Kurti-Vuciq është një marrëveshje shumë e keqe që e ka lënë te dera dhe obligim të cdo qeverie që vjen. Cka shoh unë nga administrata e re është që besoj se do të rikthehet marrëveshja e Hotit që nënshkruar me 4 shtator, shpresoj dhe besoj që do të lëvizim drejt asaj marrëveshje. Por sido që të jetë ne do të kthehemi në një normalitet, kthehemi në njerëz që kanë përvojë politike dhe detyra e parë është kthimi i seriozitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare që ky njeri e ka humb”, u shpreh Limaj për Periskopin.

Shpërndaje në: