Fatmir Limaj në Stubëll: Ky vend ka dhënë aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e atdheut

Fatmir Limaj në Stubëll: Ky vend ka dhënë aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e atdheut

I pari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka qenë sot në Stubëll të Vitisë.

Limaj në Facebook tha se ai vend ka dhënë shumë për lirinë e vendit.

Ai tha se takimi me bashkëluftëtarë të UÇK-së, është një nder i madh, dikur ideali për lirinë, ishte gjithçka që na udhëhoqi nëpër luftë, përpjekje dhe sakrificë.

 

Postimi i plotë: 

Në Stubëll të Vitisë, mes miqve e bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës.

Ky vend, i cili ka dhënë aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, është një shembull i forcës, qëndresës dhe sakrificës së brezave të kaluar.
Të takosh bashkëluftëtarë të UÇK-së, është një nder i madh, dikur ideali për lirinë, ishte gjithçka që na udhëhoqi nëpër luftë, përpjekje dhe sakrifica. Sot, na bashkon ideali për një Kosovë të sigurt dhe me një të ardhme euroatlantike.
Ky angazhim nuk është vetëm i bashkëluftëtarëve të UÇK-së, por i çdo qytetari të Kosovës që beson në një të ardhme të ndritur.

Faleminderit miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Kosovën fituese.

Shpërndaje në: