Fatmir Limaj në Shterpcë: Qytetarët e këtij vendi janë harruar nga qeverisja aktuale, ne do të fillojmë projekte në këtë zonë
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se qytetarët e Shtërpcës janë të harruar nga qeverisja aktuale.
Ai në Facebook tha se mungesa e shpeshtë e energjisë elektrike vetëm sa po e vështirëson jetën e tyre.
Limaj zotohet se do të fillojnë projekte të rëndësisë së veçantë për këtë zonë.
Bashkëbisedim me qytetarët e Shterpcës!
Qytetarët e kësaj pjese të vendit janë harruar plotësisht nga qeverisja aktuale. Problemet me të cilat përballen çdo ditë po e vështirësojnë jetën e tyre, ndërsa mungesa e shpeshtë e energjisë elektrike vetëm sa e rëndon këtë gjendje.
Sikur dikur, kur dhamë kontributin tonë në rregullimin e infrastrukturës duke ju lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen me qytetet e tjera, sot investimi në këtë zonë është një interes strategjik për Kosovën, ne do të fillojmë projekte të rëndësisë së veçantë për këtë zonë, si turizmi, blegtoria dhe bujqësia, për ta ndaluar shpërnguljen nga kjo zonë e çmuar e vendit.
#PërKosovënfituese137
#VeçVEPRA