Fatmir Limaj: Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë

Fatmir Limaj: Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka kujtuar komandant Mujë Krasniqin në përvjetorin e rënies  dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, shkruan Periskopi.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se komandat Kapuçi “ishte një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 26 vitesh, Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”, shkroi Limaj mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

“Sot bëhen 26 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.
Në këtë përvjetor si çdo ditë tjetër, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”.

Pikërisht në përvjetorin e rënies së Mujës, sot shënojmë edhe përvjetorin e formimit të Ushtrisë Kosovës.

Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë.

Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 26 vitesh, Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”

FL

Shpërndaje në: