Fatmir Limaj kritikon Gërvallën: Ministrja e Jashtme ka u sill ka bërë skandale, e ka huq totalisht detyrën
I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj foli për dështimet në diplomacinë kosovare gjatë katër viteve.
Ai për Periskopin tha se përvec që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka dështuar në rezultate, ajo, sipas Limaj ka bërë edhe skandale.
Sipas Limajt, Gërvalla ia ka huq detyrës.
“Ministrja jonë e jashtme ka u sill ka bërë skandale, ka liru energji negative nëpër ambasada, nëpër konsullata, forume, kjo ia ka huq totalisht detyrën që do të duhej të kryente një ministër i jashtëm. Përvec një detyre që e ka pru këshilltarin, Gani Jakupin që e ka pagu me 7500 euro muajin”, ka thënë Limaj ndër të tjerash.