Fatmir Humolli: Albin Kurti është pulë e lagt kur ballafaqohet me vështirësi

Fatmir Humolli: Albin Kurti është pulë e lagt kur ballafaqohet me vështirësi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, e quan kryeministrin Kurti “një pulë e lagt”, përderisa po fliste për çështjen e Asociacionit.

Në një intervistë dhënë për Periskopin, Humolli ka thënë se nëse është në interes të pakicës serbe një formim i Asociacionit, atëherë ata duhet të bëhen bashkë dhe ta formojnë një të tillë, e jo Qeveria ta bëjë.

“Komunat serbe kanë mundësi me e bo një Asociacion dhe nuk kanë nevojë me e pyet qeverinë fare. Por, vetvetiu presioni ndërkombëtarë për me bo përmes Kuvendit një Asociaioni është për me shkel Kushtetutën. Ky është interes i Komunave dhe nuk duhet me bo qeveria, por ata, tha ndër të tjera deputeti Humolli.

Tutje ai ka ashpërsuar gjuhën, duke e quajtur pulë të lagur kryeministrin Kurti, kur ballafaqohet me vështirësitë.

“Plotë bashkëluftatërë të mirë kam pa duke pi caj janë kanë bukur t’trima, por kur janë ballafaqu janë kanë pula të lagta. Dhe Albini momentalisht është lag shumë”, deklaroi ai për Periskopin.

Shpërndaje në: