Fatjoni refuzon Melisën për takim dhe e lëshon studion

Fatjoni refuzon Melisën për takim dhe e lëshon studion

Melisa merr një vendim pas refuzimit nga Fatjoni.

Një çift që janë parë si i mundshëm të dalin të përputhur nga emisioni “Përputhen”, ishin Melisa Lleshi dhe Fatjon Kuqari, shkruan lajmi.net.

Por, së fundi dyshja i kanë krisur raportet, madje Fatjoni e refuzoi Melisën në takimin katër minutësh.

“Unë s’e pranoj, nuk mund të futem në dy takime asnjëherë. S’e pranoj edhe pikë. O do jem unë, o do jetë X tjetër”, tha Fatjoni.

Në anën tjetër, Melisa e nervozuar nga kjo situatë i thotë se nuk do dalë më me të.

“Mos e prano, Melisa s’del më me ty. Meqë doje X, urdhëro mbaje.  S’e dua dot më”, i replikoi Melisa, ndërsa Fatjoni lëshoi studion me gjithë mllef. 

Shpërndaje në: