Fat i madh për Prishtinën, Bodo/Glimt gabon nga penalltia
Prishtina mund të ishte në disavantazh prej 2:0, por fati ishte me ta.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po bën një ndeshje mjaft të dobët në Norvegji.
Bodo/Glimt kaluan në epërsi qysh në minutën e 18’ të ndeshjes, pas një dominimi total, përcjell Periskopi.
Norvegjezët mund të dyfishonin epërsinë vetëm pak minuta më vonë, kur në favorin e tyre u akordua penallti, por goditja shkoi lart mbi portë.
Ky ishte një fat i madh për Prishtinën që mund të humbte shpresat qysh në pjesën e parë. /Periskopi/