Faqja zyrtare e La Liga nuk paraqet Agueron, Depay e Emerson – Barca ka kohë vetëm deri të enjten
Largimi i Lionel Messi është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte Barcelonës, por të këqijat duket se nuk do të ndalen këtu.
Barcelona duket se do të ketë telashe edhe për regjistrimin e Sergio Aguero, Memphis Depay e Emerson Royal.
Faqja zyrtare e La Liga, në sektorin e FC Barcelona nuk i ka të paraqitur emrat e lojtarëve të përmendur më lart. Kliko KËTU për të parë skuadrën e Barcës në faqen e La Liga.
Katalanët kanë kohë nga sot deri të enjten që të pajtohen me lojtarët tjerë për reduktime në paga, në mënyrë që të lirojnë vend për transferimet e reja, transmeton Periskopi.
Situata duket se po i del nga dora skuadrës së Barcelonës. Do të ishte padyshim një goditje shumë e madhe nëse Barca nuk arrin t’i regjistrojë këta lojtarë. /Periskopi/