Faqja zyrtare e Barcelonës bën tjetër postim për Messin: Faleminderit që mbrojte me krenari fanellën tonë
Faqja zyrtare e Barcelonës ka qenë tejet aktive në dy ditët e fundit, me lajme e video që mbulonin kryesisht Lionel Messin.
Është njoftuar dje pikërisht nga faqja zyrtare e Barcelonës që Lionel Messi nuk do të vazhdojë me skuadrën katalane.
Pas këtij njoftimi kanë pasuar video lamtumirëse e falënderuese për argjentinasin. Por, faqja e klubit ka reaguar edhe sot, pas konferencës për shtyp të Joan Laporta, përcjell Periskopi.
Barcelona ka falënderuar Lionel Messin që ka ruajtur me krenari fanellën e Barcelonës, duke postuar një video ku shihen të gjitha fanellat me të cilat ka luajtur gjashtë herë fituesi i Topit të Artë. /Periskopi/
Thanks for representing our shirt with pride ?❤️ pic.twitter.com/wGc2g6u2Sw
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 6, 2021