Fansi shet qese me ajër nga koncerti i Kanye West, merr oferta të majme
Ajri përreth Kanye West kushton. Të paktën kështu mendon një fans i reperit, i cili shet një qese hermetike, për të cilën thotë se është e mbushur me ajër nga eventi i fundit i organizuar nga Kanye, ku ai prezantoi albumin “Donda”.
Çmimi fillestar nisi me $1,025 dollarë, ndërsa tani oferta e fundit është $3,950. Qesja është planifikuar të shitet më 28 korrik dhe çmimi pritet të rritet ende.
Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye performoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për të promovuar albumin, që do të publikohet më 6 gusht. Një fans “përfitues”, @imacanon16canz, vendosi të ndiqte trendin e “ajrit në shishe”.