Fansi i ri nga shkolla e Phil Foden ka shkuar viral me komentin brutal për finalen e CL

Fansi i ri nga shkolla e Phil Foden ka shkuar viral me komentin brutal për finalen e CL

Manchester City ndeshet me Chelsean në finalen e Champions Leagues, të shtunën mbrëma.

City do të kërkojë ta fitojë tripletën, pasi triumfoi në Premier League dhe Carabao Cup këtë sezon, transmeton Periskopi.

Phil Foden do të jetë futbollist kyç në ndeshjen kundër skuadrës së Thomas Tuchelit.

Anglezi është shndrruar në lojtar krucial për Cityn. Ai ka zhvilluar 48 ndeshje deri tash këtë fushatë, duke shënuar 16 gola.

Me Fodenin që pritet të startojë në finalen e Champions Leagues, ‘BBC’ vizitoi shkollën fillore të tij më herët këtë javë.

Ata intervistuan nxënës të shkollës për të marrë qëndrimet e tyre rreth Fodenit dhe finalen e Champions Leagues.

Segmenti, i cili po transmetohej direkt, tregon një reporter duke intervistuar një prej nxënësve të shkollës.

Doli të jetë se nxënësi ishte fans i Manchester Unitedit.

”Ti je fans i Manchester Unitedit, apo jo?” pyeti reporteri.

”Po,” u përgjigj nxënësi.

”A po bën tifo për Manchester Cityn pavarësisht kësaj?” pyeti reporteri.

Pa pikë hezitimi, nxënësi u përgjigj: ”Jo, shpresoj që Chelsea absolutisht t’i shkatërrojë.”

Reporteri lëvizi kokën, bëri një fytyrë të sikletshme ndaj kamerës para se të largohej. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: