Fansi i Newcastle shkon viral pasi për pak theu qafën duke u munduar ta godiste topin në tribunë

Fansi i Newcastle shkon viral pasi për pak theu qafën duke u munduar ta godiste topin në tribunë

Newcastle vazhdoi formën e mirë me një fitore 1-0 kundër Sheffield Unitedit, të mërkurën mbrëma.

Joe Willock shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e katërt shtesë të pjesës s ëparë.

Anglezi, i huazuar nga Arsenali, shënoi nga afërsia me kokë golin e shtatë për Neëcastlen që nga janari.

Fansat e Neëcastlet ishin qartazi të ngazëllyer gjatë ndeshjes, siç nënvizohet edhe nga një moment interesant në pjesën e dytë.

Pasi një top kaloi mbi portë dhe përfundoi në tribunë, disa fansa të Neëcastlet e panë si mundësi për ta goditur topin me kokë.

Ishin pamje komike, teksa një prej tyre ‘fluturoi’ në ulësen para tij për t’u përplasur me një fans tjetër.

Shikoni momentin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: