Fansat u detyruan të largohen nga AUS Open në mes të ndeshjes së Djokovicit

Fansat u detyruan të largohen nga AUS Open në mes të ndeshjes së Djokovicit

Fansat që e përcollën përballjen mes Novak Djokovicit dhe Talor Fritzit në ‘Rod Laver Arena’ janë detyruar të largohen nga fusha në mes të ndeshjes, për shkak të rregullores së izolimit në Melburn të Australisë.

Melburni po futet në një izolim pesë-ditor sot me fillim nga ora 11:59 sipas kohës lokale, dhe pesëmbëdhjetë minuta para orës 12, spektatorët u detyruan të largohen nga fusha sipas urdhërave nga qeveria, transmeton Periskopi.

Jo, seriozisht. Ndeshja madje u desh të pezullohet derisa fansat po largoheshin nga fusha për shkak të rregullave të reja të pandemisë.

Në pesë ditët e ardhshme, lojtarët do të luajnë prapa dyerve të mbyllura, përfshirë edhe ndeshjen në vazhdim mes Djokovicit dhe Fritzit.

Pikërisht kur Fritz fitoi setin e katërt dhe me rezultatin 2-2, fansat filluan të largohen nga fusha, duke krijuar një atmosferë sikur diçka e keqe do të ndodhë për shkak të largimit të turmës.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: