Fansat të shokuar nga ky veprim i Busquets mbrëmë, kërkohet dënimi me një ndeshje moslojë
Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets bëri një rikthim të magjishëm për t’u ngritur dhe të mbrohet në një sulm të Dynamo Kievit pasi u shtri fillimisht në agoni duke mbajtur gjurin.
Busquets, 33-vjeçar, u përplas me mbrojtësin e Dinamos, Oleksandr Karavayev derisa po luftonin për një top në ajër, transmeton Periskopi.
This Busquets guy will never change ??pic.twitter.com/bdDMkO3j1T
— Ok pal ™ ?? (@okpaIV15) November 3, 2021
Të dy u shtrinë në fushë dhe u rrotulluan, por ishte Busquets ai që u ngrit menjëherë në këmbë kur e kuptoi se skuadra e tij ishte pa numra në mbrojtje derisa kundërshtarët po sulmonin.
Karavayev u rrotullua pak më gjatë duke shpresuar se do të fitonte një goditje dënimi, por pasi gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës, edhe ai u ngrit në këmbë.
Disa fansa e panë anën qesharake të aktrimit, por të tjerët mendojnë se mesfushori me eksperiencë duhet të dënohet.
Një fans shkroi në Twitter: ”Siç mund ta shihni, ai u ngrit në dhimbje, e dinte rëndësinë e atij topi, u ngrit dhe fitoi lojën.”
Një tjetër u tall: ”Ronaldo mund ta ketë shpëtuar Man Unitedin përsëri, por Busquets literalisht u zgjua nga vdekja.
I treti reagoi: ”Duhet të dënohet me një ndeshje moslojë. Është mënyra e vetme. Ndëshkimi retrospektiv. Është neveritëse. Lojtarët e Atalantas kundër Man Unitedit e bënë poashtu.” /Periskopi.com/