Fansat ‘shpërthejnë’ ndaj këngëtares shqiptare e cila po mban koncerte
Melinda Ademi ka bërë të ditur se me datë 30 nëntor do të mbajë koncert në Gjermani së bashku me Shkurte Gashin dhe Ermal Fejzullahun.
Këngëtarja ka shkruar se do të festojnë së bashku me shqiptarët atje festën e flamurit.
Por, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer fansave të saj, duke qenë se shumë prej këngëtarëve i kanë anuluar koncertet apo i kanë mbajtur dhe fondet e mbledhura i kanë dhënë për bamirësi.
Komentet e shumta ndaj saj kanë bërë që këngëtarja të largojë opsionin e komenteve në postimin e bërë.
Ndryshe, deri tani numri i viktimave nga termeti ka arritur në 50, ndërsa mbi 900 të lënduar.