Fansat po shqetësohen për jetën e Hazardit pas reagimit të jashtëzakonshëm të mediumit spanjoll për qeshjen e tij

Fansat po shqetësohen për jetën e Hazardit pas reagimit të jashtëzakonshëm të mediumit spanjoll për qeshjen e tij

Real Madridi ishte skuadër e panjohur në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Chelseat;

Në këtë fazë të kompeticionit, ju prisni që ‘Los Blancos’ të dalin në skenë. Ata e kanë krejt eksperiencën e duhur dhe thjesht e dinë si fitohet një kompeticion i tillë, edhe nëse nuk e kanë skuadrën më të fortë.

Por grupi i Zinedine Zidane ishte me fat që pësoi një humbje vetëm 2-0.

Chelsea humbi mundësi pas mundësie për ta kryer ndeshjen shumë më herët para se Mason Mount të shënonte pesë minuta para përfundimit. Një skuadër dinjitoze e Realit do ta ndëshkonte atë.

Madrilenët pritën nga transferimi 150 milionësh në forëm e Eden Hazardit që të replikonte formën e treguar në ‘Stamford Bridge’.

Hazardi shijoi shtatë sezone të jashtëzakonshme te Chelsea dhe Zidane ka shpreshur që klubi nga perëndimi i Londrës do ta sillte formën më të mirë.

Mirëpo, Hazard ishte anonim gjatë 89 minutave në fushë, derisa Reali humbi 3-1 me rezultat të përgjithshëm.

Fansat e klubit spanjoll ishin të frustruar edhe me anonimitetin e tij pas përfundimit të takimit.

Derisa lojtarët e tjerë të Real Madridit duhet të kenë qenë të zhgënjyer dhe të mërzituar, belgu u rikthye në fushë nga zhveshtorja dhe u pa duke qeshur me dyshen e Chelseat, Edouard Mendy dhe Kurt Zouma.

Po, kjo nuk është pamje aspak e mirë nëse keni humbur gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Siç mund ta keni imagjinuar, nuk u prit aspak mirë kjo në Spanjë.

Dhe reagimi më i mirë erdhi nga ‘El Chiringuito’ – dhe ishte tejet i jashtëzakonshëm.

Kamera fillimisht tregoi Hazardin pastaj prezantuesin Josep Pederol, muzikë dramatike, fërkim duarsh, një pauzë e gjatë para se të fillonin kritikat e spanjollir për veprimet e lojtarit.

E jashtëzakonshme.

Derisa nuk flasim spanjisht asnjëri në Redaksinë e Periskopit dhe nuk mund ta kuptojmë saktësisht çka thotë ai, është e qartë se ai është absolutisht i frustruar.

Dhe fansat e futbollit po shqetësohen për jetën e Hazardit pasi panë këtë reagim në televizionin spanjoll.

Shikoni reagimet më poshtë. /Periskopi.com/

p1f505djctjd6d57ntgdm21686d.jpgp1f505drsnppr1ns12h41i3n18d9f.jpgp1f505e2kdeau1oijk3sri8147mh.jpgp1f505ekd71j0n1ihl123n1c9317t3l.jpgp1f505es3ahsr15g31sln1j77ecdn.jpgp1f505f30dtchblf1uatbcebulp.jpgp1f505fa2v11qk1f2obfgmpmeir.jpgp1f505fgrcmm915qm1j13vcm1f6ut.jpgp1f506inlggnuva7rsu189enkkb.jpg

Shpërndaje në: