Fansat kanë mbetur të neveritur nga ky moment i Yann Sommerit pasi priti penalltinë e Mbappe mbrëmë

Fansat kanë mbetur të neveritur nga ky moment i Yann Sommerit pasi priti penalltinë e Mbappe mbrëmë

Heroi i Zvicrës, Yann Sommer u desh ta kontrollonte VAR për ta parë nëse ai ishte në vijë, para se të festonte pasi priti penalltinë e Kylian Mbappe.

Portieri 32-vjecar i Borussia Monchengladbach, ndali goditjen e penalltisë që eleminoi Francën nga Euro 2020, transmeton Periskopi.

Por në vend se të festonte menjëherë, ish-ylli i Baselit u desh të konsultohej me asistentin e gjyqtarit për ta parë nëse ai ishte në vijë.

Ritransmetimet treguan se ai në vijë dhe pasi VAR e konsideroi si të rregullt pritjen e Sommerit, ai filloi sprintin e festës.

Fansat menjëherë u shprehën në rrjetet sociale, duke thënë se VAR e shkatërroi momentin e Sommerit.

Një shkroi: ”Sommer u desh ta ndalte dhe të shikonte, është neveritëse. Ja pse VAR duhet të largohet. Nuk ia vlen.”

Një tjetër komentoi: ”Sa e tmerrshme, Yann Sommer nuk mundi të festonte atë pritje të penalltisë për shkak të VAR.”

I treti shtoi: ”E urrej që festa e Yann Sommer u shtye për shkak se VAR op e shikonte apo dicka ashtu.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: